18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kusari Lila e Osmani synojnë kryetarllëkun e partive të tyre

Mimoza-VjosaDitë më parë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, paralajmëroi se do të heq dorë nga drejtimi i partisë së tij.

Menjëherë pas njoftimit të tij nisën të qarkullonin lajme se këtë post e synon kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, që gjithashtu vjen nga kjo parti.

Por, pas shumë spekulimeve, ajo vet e ka pranuar se e synon këtë post.

“Unë kam paralajmëruar që do të shpall kandidaturën time për kreun e partisë. Besoj që Aleancës Kosova e Re i duhet një qasje e re me elektoratin. Ne prapë do të vazhdojmë të mbajmë si shtyllë të programit dhe vizionit tonë axhendën zhvillimore të Kosovës, në veçanti në sektorin ekonomik dhe në forcimin e institucioneve, si dhe në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila për Top Channel.

Kryetarja e Gjakovës premton se do të instalojë energji të reja në parti, por sipas saj koncepti ekonomik do të mbetet bërthama kryesore e AKR-së.

Për Mimoza Kusari-Lilën, Aleanca Kosova e Re nuk u votua mjaftueshëm nga elektorati në zgjedhjet e fundit, pasi puna e bërë në Qeveri nuk iu shpjegua qytetarëve mjaftueshëm. Por, ajo pret që të fuqizojë partinë, për të synuar më shumë në jetën politike kosovare.

“Shpresoj tashmë, nga pozicioni ku jemi, se na duhet një mobilizim dhe një energji e madhe që të ngrihemi, jo vetëm për të qenë në gjendje që të kalojmë pragun, por gjithashtu për të qenë në gjendje që të bëjmë ndryshim substancial në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se udhëheqësi i deritashëm i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të vazhdojë të jetë pjesë e domosdoshme e partisë.

Kandidatura e Mimoza Kusari-Lilës për kryetare të AKR-së vjen pak ditë, pasi Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më për kryetar të partisë që ka themeluar ai vetë.

Të njëjtën gjë sikurse Mimoza Kusari Lila po pretendon ta bëjë edhe deputetja më e votuar femër në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Vjosa Osmani e LDK-së.

Ndonëse kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, nuk ka thënë nëse do të heq dorë nga drejtimi i partisë, Osmani e ka shprehur dëshirën e saj për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend, nëse delegatët ia besojnë këtë pozitë.

Në një prononcim për emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, Osmani ka thënë se puna e parë që do të bëjë nëse merr drejtimin e partisë, është rishikimi i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Secili anëtar i LDK-së i cili i injoron kërkesën e delegatëve, i cili i injoron kërkesën e elektoratit, besoj që nuk ia don të mirën partisë. Kështu që natyrisht unë do të pranoj çdo përgjegjësi të cilën ma kërkojnë anëtarësia e LDK-së”, ka thënë Osmani./Koha.net/

Më Shumë

Historia e panjohur e deputetit rebel që Enver Hoxha e dënoi me vdekje! Anatemohej si aventurier sepse nuk martohej

Atij, pas vitit 1945, nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të...

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Lajmet e Fundit