10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

BE-ja debaton skandalet e EULEX-it “prapa dyerve të mbyllura”

EULEX-kosovePërfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që në ditën e parë të punës së saj në këtë post, temë të parë të punës thuhet t’i ketë pasur skandalet e Misionit të EULEX-it në Kosovë, sepse, sipas fjalëve të zëdhënëses së saj, dëshiron që kjo çështje të zgjidhet me “transparencë maksimale”.

Në përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe ndryshimet e kabinetit të përfaqësueses së lartë janë ndërruar pothuajse të gjithë zëdhënësit.

Por, Maja Kocijançiq, e cila ka qenë zëdhënëse e Baroneshës Ashton, do të jetë zëdhënëse edhe e zonjës Mogherini, por edhe e komisionerit për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit.

Ajo, duke iu përgjigjur pyetjeve për zhvillimet më të reja lidhur me skandalet e EULEX-it, të hënën, ka thënë se “është në interesin tonë që të sqarojmë dyshimet me transparencën më të madhe të mundshme”.

“Kemi një shef të ri të misionit dhe një përfaqësuese të lartë të re dhe që të dy këta janë duke u marrë me këtë çështje. Përfaqësuesja e lartë, Mogherini, ka pasur takimin e saj të parë për këtë çështje që sot, në ditën e parë të punës. Ajo është duke shikuar të gjitha mjetet e mundshme që të merret me këtë në një mënyrë transparente, të sqarojë gjërat dhe të ruajë kredibilitetin e misionit”, ka thënë kjo zëdhënëse. /koha/

Më Shumë

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Besnik Krasniqi reagon pas dorëheqjeve në AAK-Prizren: Disa njerëz ndërrojnë anë për një vend pune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së disa anëtarëve nga subjekti që ai drejton,...

Lajmet e Fundit