-2.9 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Beçiragiq do të kthehet tek Ylli për ta vazhduar punën që e nisi muaj më parë

Javën e shkuar, Golden Eagle Ylli e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll, që ishte i pari në historinë e klubit nga Suhareka. Yllin drejt këtij suksesi e udhëhoqi trajneri Adis Beçiragiq, i cili pritet të jetë në krye të ekipit edhe për sezonin e ardhshëm. Si drejtuesit e Yllit ashtu edhe Beçiragiq, e kanë pranuar se marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti dhe pas kësaj do të fillohet me kompletimin e skuadrës për edicionin e ri. Beçiragiq e mori Yllin në fund të sezonit të shkuar, saktësisht më 23 mars, kurse më 11 maj e mbylli atë në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy trofe. Para triumfit në Superligën e Kosovës, Beçiragiq e fitoi me Yllin edhe trofeun e Ligës Unike. E tek Ylli janë të vendosur që Beçiragiq të jetë trajner i ekipit edhe për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që t’i udhëheqë drejt sukseseve të reja. Krahas kësaj, tek Ylli po planifikojnë edhe daljen në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në njërën prej kupave evropiane.

“Ideja jonë është që ta mbajmë trajnerin Beçiragiq edhe për sezonin tjetër, pasi ka pasur sukses të madh me klubin tonë, të cilin e udhëhoqi drejt triumfit si në kampionat, ashtu edhe Ligën Unike. Ne tashmë jemi në bisedime me të për ta konfirmuar edhe për sezonin tjetër”, ka thënë drejtori i Yllit, Agron Berisha, të mërkurën për KOHËN. “Fillimisht duam ta mbyllim marrëveshjen me trajnerin dhe pastaj me lojtarët që ishin bartësit kryesorë të lojës sonë, për ta ruajtur strukturën e ekipit edhe për sezonin tjetër”.

Edhe vetë Beçiragiq ka pranuar se është afër marrëveshjes me Yllin dhe se dëshiron të kthehet për të punuar në Kosovë. Në të vërtetë, Beçiragiq ka fituar tre trofe me dy skuadra të ndryshme në dy sezonet e fundit në basketbollin kosovar, përkundër që aventura e tij ishte e shkurtër. Në fund të edicionit 2019/20, Beçiragiq e mori drejtimin e Pejës dhe brenda pak ditëve arriti ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës përpara se sezoni të anulohej shkaku i përhapjes së koronavirusit. E tani, Beçiragiq synon që në Kosovë të punojë prej fillimit të sezonit të ardhshëm, në mënyrë që ta përgatisë ekipin ashtu siç do vetë dhe jo të vijë si zgjidhje emergjente për t’ia shpëtuar sezonin. Beçiragiq tek Ylli ishte trajneri i tretë në sezonin e fundit. Ylli edicionin e nisi me Dragan Radoviqin, e vazhdoi me Fatih Gezerin, përpara se ta mbyllte me Beçiragiqin që fitoi dy trofe.
“Gjasat janë shumë të mëdha që të kthehem për të punuar në Kosovë për sezonin tjetër. Pra, dëshira ime është që ta filloj punën para fillimit të sezonit, duke e përgatitur ekipin dhe jo sikurse sezonet e fundit që kam ardhur pothuajse pak para përfundimit të sezonit”, ka pranuar Beçiragiq, që ka shtuar se ndihet krenar për trofetë e fituar.
E, pas konfirmimit të Beçiragiqit, tek Ylli pritet ta zyrtarizojnë edhe daljen në garat evropiane, që do të ishte hera e parë në histori të ekipit. Megjithatë, drejtori i klubit nga Suhareka, Berisha, ka thënë se së shpejti do të dihen saktësisht synimet e Yllit për sezonin e ri, pasi pritet edhe të përcaktohet buxheti.

“Normale që është ëndërr e çdo ekipi të luajë në Evropë dhe synojmë ta bëjmë një gjë të tillë, por brenda pak kohe do të takohemi për ta bërë buxhetin dhe pastaj të vazhdojmë me synimet për sezonin e ri. Ne duam ta krijojmë një ekip i cili nuk do të jetë vetëm si turist, por që do të ketë synime të mëdha”, tha Berisha.

https://www.koha.net/sport/271743/beciragiq-do-te-kthehet-tek-ylli-per-ta-vazhduar-punen-qe-e-nisi-muaj-me-pare/

Më Shumë

Super sfidat gjysmëfinale të Kupës

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe. Gjysmëfinalet do të zhvillohen me...

IHMK apel për shkak të ngricave: Kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët e të moshuarit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive...

Lajmet e Fundit