Befason Theo Hernandez: Unë dhe Achraf Hakimi bën mirë që u larguan nga Real Madrid

Theo Hernandez po e shijon jetën me AC Milanin, pasi kaloi nga “Santiago Bernabeu” në “San Siro” dhe tani po luan rregullisht, ndërsa është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Stefano Pioli këtë sezon.

Ai ka spikatur në ofensive për skuadrën italiane dhe ka kontribuar me pesë gola.

Hernandez beson fuqimisht se ai mori vendimin e duhur për t’u larguar nga Madridi, ndërsa njëjtë mendon edhe për Achraf Hakimin.

“Unë dhe Achraf nuk po luanim shumë në Madrid dhe gjëja më e mirë për ne ishte të largoheshim”.

“Nëse ishim aty dhe nuk luanim, nuk je i lumtur dhe nuk i keni mundësitë që dëshironi”.

“Ne bëmë më të mirën dhe tani jemi në Milano”, ka thënë ai në një intervistë për DAZN.

Të dielën dyshja do të ribashkohen në Derbin e Milanos në Serie A .

“Achraf është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka talent, shpejtësi dhe cilësi. Ne jemi mjaft të ngjashëm”, ka thënë Hernandez për shokun e tij të vjetër.

“Unë e njoh atë personalisht dhe kemi kaluar shumë kohë së bashku. Ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe një mik i mirë i imi”, ka thënë Theo i cili shtoi se në fushë janë armiq po pas ndeshje miq shumë të mirë.

Theo shpreson gjithashtu që Kombëtarja e Francës t’i bëjë ftesë, pasi ndjehet francez edhe pse është rritur në Spanjë.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit