Beg Morina nga Hasi la pas 4 fëmijë

Babai i katër fëmijëve, Beg Morina, menjëherë pas luftës kishte hapur biznesin e tij në Hungari, nga ku punonte si bukëpjekës.

Mallin për atdheun, zakonisht e hiqte përmes muzikës, deri në natën tragjike, kur duke kënduar, vetura të cilën po e voziste, në kohën kur edhe po komunikonte me njerëz përmes lidhjes direkte në Facebook, doli nga rruga dhe ai mori plagë të rënda, për të vdekur në vend të ngjarjes.

Rasti tragjik u xhirua në lidhjen direkte, dhe ndodhi saktësisht dy minuta pasi që i njëjti po tregonte se po voziste me shpejtësi 180 kilometra në orë.

Së bashku me të, dëgjohen edhe dy zërat e shokëve të cilën kërkojnë ndihmë, e madje, edhe Begu në minutat e fundit të jetës.

Më së shumti të tronditur janë familjarët të cilët thanë se i njëjti kishte shkuar për të punuar në Hungari që t’ia siguronte familjes që jetonte në Kosovë një jetë më të mirë.

Djalit i motrës së të ndjerit Ramadan Osmankaqi, ka thënë se nuk kanë vendosur se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit, pasi që nuk ka përfunduar ende autopsia, shkruan Express.

Për të ndjerin po flet më fjalët më të mira. “Ka qenë njeri i mirë dhe që e ka shiku të ardhmën e vetë dhe të familjes së tij”, shtonte ai.

45-vjeçari Beg Morina ka lënë prapa katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, ndërkaq varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij në Has, sapo të kthehet trupi i pajetë.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit