Begaj, drejtorëve: Kërkoj punë dhe angazhime

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, edhe sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për ecurinë e realizimit të planifikimeve dhe detyrave në drejtoritë dhe sektorët e komunës. Kryetari Begaj, ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë, për kryerjen e të gjitha obligimeve.

“Kërkoj punë dhe angazhim nga të gjithë në kryerjen e obligimeve që keni në secilën drejtori. Kërkoj që ti kryen të gjitha obligimet, duke përfshi ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët, pastaj realizimin e detyrimeve sipas planifikimeve që keni si drejtori apo sektore”, ka thënë kryetari Begaj, në mbledhjen e sotme.

Nga ana tjetër drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, si për përgatitjet për shënimin a 17 Shkurtit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit