Begaj, mirëpret pjesëtarët e KFOR-it

1144Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën tij kapitenin zviceran të KFOR-it,Patric Masshardt.Begaj e Masshardt në këtë takim kanë biseduar për arritjen e një bashkëpunimi të ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme.

Kryetari Begaj, uroi ushtarakët e KFOR-it, për misionin e tyre në Kosovë dhe vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me njësinë e KFOR-it, LMT në Malishevë.

Ai po ashtu njoftoi Patric Masshardt me rrjedhat e përgjithshme në Malishevë,dhe problemet me të cilat përballet kjo Komunë.

Gjendja sigurisë së përgjithshme, si nga ana e LMT-së, ashtu edhe nga kryetari Begaj, u vlerësua e qetë dhe pa incidente të cilat mund ta prishin sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit