Kryetari i LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, është i bindur se sikur të funksionojë drejtësia në mënyrë profesionale dhe pa ndikime politike, kryetari i Komunës së këtij qyteti, Salim Jenuzi do të përfundonte në burg.
Ai thotë se Jenuzi gjatë mandatit të kaluar ka bërë shumë shkelje ligjore.
“Shkeljet e tij duken në disa sfera si Administratë, shëndetësi, arsim e gjetiu dhe nëse organet e drejtësisë do të operonin me kopetencë padyshim se Jenuzi do të gjendej në burg”.
“Ne si LDK edhe më herët e kemi thënë se eksponentët politikë janë involvuar në vepra të kundërligjshme, madje edhe kemi proceduar në gjykatën e Qarkut në Prizren për shkeljet dhe shpërdorimet që ka bërë Jenuzi”.
Sipas tij, Jenuzi është një prej shumë politikanëve të subjektit të vet politik që tashmë gjendet në gjykatë.
“Drejtësia thotë se çdo njeri është i pafajshëm deri në shpalljen e fajsisë së tij dhe kjo gjë e ka skajuar moralin politik, dhe as që mendojnë të akuzuarit e klasës politike për dorëheqje, pra jetojmë në Kosovë dhe si pasojë e këtyre mosfunksionimeve të sistemeve shtetërore ne jemi izoluar nga bashkësia ndërkombëtare”.
“Megjithatë, shpresojmë se e vërteta do të dalë sheshazi dhe populli do ta shoh dëmin e shkaktuar nga koha e kriminalizimit të skenës udhëheqëse”.
Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi dhe ish -kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, ka filluar javën e kaluar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në mungesë të kushteve, gjykimi është shtyrë për muajin shkurt.
Kryetari i Dragashit Salim Jenuzi, nuk ka arritur të shmang mospërfshirjen në konteste gjyqësore. Ndaj tij dhe ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, të cilën e menaxhon AKP-ja. Sipas aktakuzës së prokurorisë, Jenuzi ka urdhëruar drejtorin e Urbanizmit që të bartë pronën shoqërore në sipërfaqe prej 29.727 hektarësh, prej ndërmarrjes shoqërore në pronësi të Komunës.
Pastaj këto patundshmëri u janë dhënë në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike personave fizikë, blegtorëve. Sipas Prokurorisë , me kë to veprime Jenuzi e Rifaj u kanë mundë sur përfitim të kundërligjshëm material personave fizik,blegtorë ve në dëm të ndërmarrjes shoqërore”Sharr Prodhim”. /PrizrenPress.com/