14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Begaj: Prej 73 personave të infektuar me koronavirus në Malishevë, 55 janë shëruar

Kryetari i Malishevës, Ragib Begaj ka thënë se nga 73 personat të infektuar me koronavirus 55 prej tyre janë shëruar. Sipas Begajt gjendja e të infektuarve është e mirë.

I pari i Malishevës ka theksuar se për momentin kanë furnizime të mjaftueshme, por gjatë javës së ardhshme presin që të kenë furnizime të tjera.

“Dita ditës po luajnë gjërat, kemi pasur disa furnizime. Nuk e kemi keq Shtëpinë e Shëndetit. Shikojmë gjatë javës që vjen besoj pritet me na furnizu”, ka thënë Begaj për Gazetën Sinjali. Sipas tij, gjendja në komunën e Malishevës është në përmirësim e sipër.

“Numri po lëvizë, janë shtuar edhe tre megjithatë 55 janë të shëruar. Gjendja në përmirësim e sipër krahasuar se si ka keq më parë. Gjendja e të infektuarve është e mirë, stabile është. As njëri nga ta nuk është keq. Nuk është as një në rrezik për jetë sipas informative që i kemi”, ka thënë ai.

Në Kosovë deri më tani janë 731 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 165 janë shëruar dhe 20 kanë vdekur

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Lajmet e Fundit