6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Begaj premton përkrahje për të verbrit

begaj me te verberitKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës (SHVK), Mexhid Foniqin, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim është biseduar për gjendjen e të verbërve dhe përkrahjen që mund ta kenë nga ana e Komunës së Malishevës, për këtë kategori, të cilët duhet të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Unë e çmojë jashtëzakonisht shumë punën që bëni dhe angazhim tuaj për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë”

“Ne si komunë, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona, për t’i ofruar mbështetje shoqatës në Malishevë dhe përkujdesja jonë nuk do të mungojë, ndërsa ligji për këta persona, nga ana e komunës, do të zbatohet në njëqind për qind”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa, Mexhid Foniqi, nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, tha se “ligji për personat e verbër, megjithëse i miratuar nuk po zbatohet. Sipas ligjit, personat e kësaj kategorie, përveç aspektit financiar, do të duhej të lirohen edhe nga disa obligime, siç janë taksat dhe shërbimet komunale”.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës së të verbërve, në Malishevë, numri i personave të verbër arrin në 270, prej tyre 96 persona janë një qind për qind të verbër, ndërsa në tërë Kosovës, janë 3500-4000 persona të verbër./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit