12.4 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Begaj takon banorët e Senikut dhe Temeqinës

004Në vazhdën e takimeve të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Malishevës, kryetari Begaj, mbrëmë është takuar me banorët e fshatrave Temeqinë dhe Senik, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me angazhimet e komunës, investimet dhe nevojat e këtyre dy fshatrave. Këto takime me banorët, mbahen me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me hallet dhe nevojat që kanë vendbanimet, dhe përmes kësaj të bëhen edhe prioritetet e komunës, për investimet kapitale.

“Ndoshta nuk kemi mundur edhe shumë të investojmë, por jemi munduar që të investojmë në çdo vendbanim, sikur edhe këtë vit që do të mundohemi të përfshijmë të gjitha vendbanimet me investime të ndryshme, edhe pse si komunë, këtë vit kemi buxhet më të vogël për investime, për 800 mijë euro, sepse qeveria e vendit, i ka zvogëluar investimet kapitale në komuna, për rritje të pagave”, tha Begaj, duke premtuar, se asnjë vendbanimet nuk do të mbetet pa ndonjë investim.

Ndërsa drejtori Hajdin Berisha, i ka njoftuar me angazhimet e komunës në zbatimin e strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), me masat parandaluese si dhe me kujdesin që qytetarët duhet të kenë, nëse kanë kontakt me rriqra, si pasojë e punës në fusha. “Vitin e kaluar, jemi angazhuar shumë, dhe për fatin tonë të mirë nuk kemi pasur asnjë viktimë, ndërsa këtë vit, do të angazhohemi edhe më shumë, në tentim për ta luftuar këtë virus”, tha drejtori Berisha.

Kryetari Begaj, tha se për fshatin Temeqinë është paraparë përfundimi i fushës së sportit, punimet e së cilës janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, pastaj jemi duke parë mundësinë e hapjes së një rruge e cila do ta lidhte Temeqinën me Guncatin, si dhe investime tjera, varësisht prej mundësive buxhetore që krijohen. Kurse për fshatin Senik, planifikohet vazhdimi i kanalizimit deri në kolektorit kryesor, fusha e sportit për shkollën e fshatit, si dhe ujësjellësi për Senik. Kryetari Begaj po ashtu, tha se nuk do të mungojnë investimet në bujqësi.

Nga ana tjetër, në Temeqinë, banorët kërkuan një trotuar, katër rrugë të lagjeve, kanalizim, pastrimin e ambientit dhe rregullimi i ujit të pijes për shkollën, kurse në Senik, banorët kërkuan ndërtimin e kanalizimit në disa lagje, rrugë në lagjen Halitaj, fushën e sportit për shkollën, largimin e mbeturinave në disa deponi ilegale dhe largimin e plehut organik, që disa banor të pandërgjegjshëm i vendosin në afërsi të shtëpive.

Më Shumë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.Z., i cili dyshohet se ka penguar një gjyqtar...

FIBA Europe Cup: Bashkimi–Cibona zhvendoset në Zagreb, Prizreni do të presë ndeshjen kthyese

Bashkimi njofton se ndeshja e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup kundër Cibona-s, e planifikuar të zhvillohej në Prizren më 16 tetor 2025,...

Lajmet e Fundit