Begaj viziton qendrat shëndetësore në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, i kanë vizituar disa prej qendrave dhe punkteve shëndetësore në fshatrat e Komunës së Malishevës.

Ata janë njoftuar nga personeli shëndetësor me shërbimet që janë duke ofruar sidomos në këto ditë të prezencës gripit sezonal, ku si rrjedhojë edhe numri i pacientëve është më i madh.

Begaj dhe Hoti i kanë vizituar qendrat shëndetësore në Bellanicë, Kërvasari, Dragobil, Panorc, Drenoc dhe Llazicë, ku janë takuar me personelin shëndetësor dhe pacientët e rastit dhe kanë biseduar me ata për ofrimin e shërbimeve në këto qendra dhe punkte shëndetësore.

Sipas personelit shëndetësor, këtyre ditëve numri i pacientëve është më i madh, për shkak të gripit sezonal, ndërsa shërbimet janë duke ju ofruar të gjithë atyre që kanë nevojë, ndërsa edhe kushtet e punës janë të mira.

Po ashtu punëtorët shëndetësor dhe qytetarët, kanë paraqitur kërkesë për shqyrtimin e mundësisë për rritjen e shërbimeve shëndetësore, përkatësisht rritjen e numrit të mjekëve.

Për këtë kërkesë dhe nevojë, kryetari Begaj, tha se “së bashku me udhëheqjen e QKMF-së dhe drejtorinë komunale, do t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë për këtë çështje, në mënyrë që edhe shërbimi të jetë më afër qytetarit, por edhe të lehtësohet puna në QKMF në Malishevë, edhe pse pacientët nuk kanë barnatore nëpër fshatra, por së paku të sëmurët ta kenë shërbimin më afër”.

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Lajmet e Fundit