Bëhen të ditura detaje nga vrasja në Krushë të Vogël

Milit Shehu (43 vjeç) është gjetur i vrarë në afërsi të marketit dhe restorantit “Getoari”, ku edhe punonte si roje, në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Sipas pronarit Bashkim Elshani, i ndjeri besohet të jetë vrarë mes orës 12:00 – 01:00 pas mesnatës.

Shehu, i cili ishte veteran i luftës, është vrarë gjatë orarit të punës, shkruan klankosova.

Trupi i pajetë është gjetur nga vëllai i tij rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm.

Viktima është vrarë me armë zjarri nga gjashtë të shtëna në gjoks, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit