11.3 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Behrami mendon tërheqjen nga futbolli

Pas 18 viteve të luajtura në nivele të larta, Valon Behrami po mendon t’i jap fund karrierës futbollistike.

Mesfushori nga Kosova që aktivizohet me skuadrën italiane Genoa nuk është i sigurt sa i

përket të ardhmes në futbollin aktiv.

Mediat në Itali kanë raportuar se Behrami po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli në fund të këtij edicioni

Por ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Zvicrës ka pranuar së fundmi një tjetër ofertë nga skuadra aktuale Genoa për vazhdimin e kontratës.

Genoa i ka ofruar një tjetër kontratë një vjeçare, pasi drejtuesit e klubit vazhdojnë të besojnë në aftësitë e shqiptarit.Përkundër se tanimë është 35-vjeçar, Behrami këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në Serie A, ku ka bërë edhe një asistim.

Gjithsesi lojtari ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar dhe pas përfundimit të sezonit pritet të vendos nëse do ta përfundojë karrierën apo do të bindet për të vazhduar edhe një vit me Genoan në Serie A.Behrami ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur për skuadra si Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli e Udinese në Serie A.

Përveç skuadrave të lartëpërmendura, mesfushori nga Kosova karrierë ka bërë edhe në Zvicër me Luganon e Sionin.

Më Shumë

Temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Moti i vranët dhe me intervale me diell, parashihet për sot. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë  4-8 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale: 13-16°C. Era do...

Vetëm 17.8 për qind votuan në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Prizren

Numri i qytetarëve për të votuar është goxha i vogël në Prizren dhe nuk ka interesim për të votuar qytetarët. “Është njëra prej qendrave më...

Lajmet e Fundit