Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte.
Vendimi i tij vjen pas pakënaqësive me mënyrën se si është arritur koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/791617827043524
Nerjovaj tha se dorëheqja nuk është vetëm personale, por përfshin edhe të gjitha nëndegët e Hasit, me përjashtim të Zymit.
“Si kandidati i dytë më i votuar i AAK-së në degën e Prizrenit, së bashku me të gjitha nëndegët e Hasit (me përjashtim të Zymit), japim dorëheqje nga kjo parti”, tha Nerjovaj.
Sipas tij, vendimi është marrë si reagim ndaj arritjes së koalicionit pa konsultim me kandidatët dhe strukturat partiake në terren.
“Arsyeja e kësaj dorëheqjeje është arritja e koalicionit pa asnjë konsultim me ne si kandidatë dhe me strukturat partiake në terren”.
Nerjovaj ka shprehur mirënjohje për qytetarët që e kanë mbështetur gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor.
“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët që më kanë mbështetur dhe t’u shpreh mirënjohjen time të përjetshme për besimin dhe përkrahjen e tyre”./PrizrenPress.com/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

