12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Beni Kizolli eliminohet nga gara për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Ish -drejtori i Urbanizmit në Prizren,Beni Kizolli, ka njoftuar se një zyrtar  i KZP-sw e ka informuar se është eliminuar nga gara për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

 

 

Kizolli vlerson se ky vendim është arbitrar dhe shkelje të statutit.

 

Njoftimi i plotë:

Te dashur miq,
Pas kandidimit tim për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! -Qendra në Prizren, si çdo kandidat tjetër është nevojitur procesi i dy filtrimeve, vlerësimi i KZP-së në Prishtinë dhe 1/3 nënshkrimeve të Grupit Punues ne Prizren, ose 10% i nënshkrimeve të anëtarësisë, nëse nuk mund të sigurohej ,1/3 e nënshkrimeve të Grupit Punues.
Duke e pritur përgjigjen e fazës së parë, kërkova dhe u informova se të gjitha nënshkrimet e anëtarëve të Grupit Punues në Prizren, i përbërë prej 14 anëtarëve, përveç nënshkrimit të z. Mytaher Haskukës dhe znj. Mimoza Bushrani, ishin “bllokuar” nga kundërkandidati, duke e ditur se për një kandidat mjaftonin vetëm 5 nënshkrime. Kishte mundësi për garë të barabartë e demokratike. Por, nuk ndodhi.
Të hënën, pranova një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili më njoftoi për rrjedhat dhe më kërkoi sqarime për qëndrimin tim lidhur me Kodin Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë dhe kjo ishte përgjigja ime, lidhur me pjesën e Kodit Civil:
“1. Jam “pro” Kodit Civil
2. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë. “
Sot, u informova se jam eliminuar nga gara dhe këtë vendim e konsideroj arbitrar dhe shkelje të statutit, i cili kërkon dhe mundëson një frymë demokracie, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet sipas parimit, ” një anëtar nje votë”. Me eliminimin tim, po degradohet demokracia brenda Lëvizjes, duke e shndërruar garën me një kandidat të vetëm, me parimin “një kandidat një votë”. Pastaj, me mospërshkrim të qartë, të arsyetimit për eliminimin tim, po ma dëmtojnë integritetin dhe dinjitetin.
Suksesi i arritur më 14 shkurt, kërkon përgjegjësi politike dhe profesionale. Eliminimi, është tregues i qartë i injorimit të përkrahjes së qytetarëve dhe angazhimit të çdo qytetari. Është tkurrje, izolim dhe margjinalizim.
Çkado që kërkoi koha dhe rrethanat, unë u përgjigja me përulësi e modesti dhe pranova detyra e obligime. Tani, ma treguan derën apo vendin dhe koha do ta dëshmojë.
Në këtë kohë krize, ku vendit i duhet një stabilitet politik, kjo frymë e ashpër, me këto linçime e eliminime, po e shkatërron shpresën e shoqërisë.
Nuk ndjej kurrfarë përgjegjësie, por jam i lënduar! Çdo kontribut e çdo mund që kam dhënë ua bëj hallall, sepse e kam bërë për shtetin e shoqërinë time. Krejt në fund, asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam trokitur në derën e Lëvizjes për të kërkuar për të marrë dicka, por gjithmonë kam trokitur në derën e Lëvizjes, për të dhënë gjithçka, por jo edhe dinjitetin e integritetin tim personal.
P.S. Pse u kandidova?
Zgjedhjet lokale i humbëm si rezultat i qasjes neglizhuese të nivelit qendror, ku në ditën e fundit u zyrtarizua kandidatura e kandidatit që 4 vite udhëhoqi Komunën e Prizrenit. Madje koordinimi në fushatë nuk i përngjante subjektit më të madh në vend, rrjedhimisht nuk e humbëm komunën, por e dorëzuan. Opozitarizimi aktual, po zhvillohet me diskursin qe nuk e kemi përjetuar ne, me fraza: “ju përgëzojmë”, “kemi pritje” dhe krahas diskursit ledhatues ndaj pushtetit aktual në Prizren, edhe përkrahja me “vota në komitet”. Organizimi dhe opozitarizmi nuk më japin shpresë në rikthim, në qeverisjen lokale e as në ruajtjen e votave në zgjedhje qendrore. Gara brenda Lëvizjes, ishte mundësi, nevojë e domosdoshmëri për ta zhvilluar organizatën. Pa dhënë llogari për humbjen e zgjedhjeve lokale, duke e shkatërruar procesin e zgjedhjeve të brendshme, duke e përdhosur demokracinë e brendshme, s’po e vlerësoni anëtarësinë dhe jeni duke rrezikuar shumë për zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale.
E falënderoj përzemërsisht pjesën dërmuese të anëtarësisë së Lëvizjes në Prizren, sepse e mirëpritët kandidimin tim dhe më ofruat përkrahje pa kursim, angazhim pa pushim dhe u mbetem borxhli përjetësisht që mos t’u lëndoj juve. Sepse, mbi të gjitha “JU jeni Vetëvendosje!”

 

Më Shumë

Gjendet 13 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se është dhunuar seksualisht

Është gjetur në Vushtrri  13-vjeçarja nga Suhareka, e cila  u denoncua e zhdukur nga familja e saj. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije...

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Lajmet e Fundit