11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Benzema shpallet fajtorë në rastin e shantazhit ndaj Valbuena-s

Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht, pasi u shpall fajtor si bashkëpunëtor në tentativën e shantazhit të ish-bashkëlojtarit të tij në Francë, Mathieu Valbuena.

Gjykata e Versajës urdhëroi gjithashtu yllin e Real Madridit të paguajë një gjobë prej 75,000 eurosh për përfshirjen e tij në skandalin e kasetave seksuale që rezultoi me pezullimin e Benzema-s nga kombëtarja franceze për disa vite.

Ndërkohë, Noel Le Graet, presidenti aktual i Federatës Franceze të Futbollit, e bëri të qartë tre javë më parë se vendimi i gjykatës nuk do të ndikonte në karrierën e Benzema-s me Francën.

Kjo do të thotë se pavarësisht se është shpallur fajtor, sulmuesi i Real Madridit do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar me Francën.

Benzema u thirr për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të verës së kaluar dhe ai ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje zyrtare që nga rikthimi i tij në kombëtare.

Mbrojtja e sulmuesit të Real Madrid këmbënguli në gjykatë se ai nuk kishte ndërmend të shantazhonte Valbuenën, pasi dyshohet se u përpoq të ndihmonte ish-bashkëlojtarin e tij në Francë.

Prokuroria kërkoi dënimin më të ulët të burgut ndaj Benzema-s, por gjobën më të lartë të mundshme.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit