5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Nëntor, 2021

Rusia thotë se ShBA-ja këtë muaj ka ushtruar sulm bërthamor kundër saj

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë të martën i akuzoi aeroplanët bombardues amerikanë se kanë kryer një ushtrim për sulm bërthamor ndaj Rusisë nga dy drejtime këtë muaj dhe u ankua se aeroplanët i janë afruar 20 kilometra kufirit rus.

Pavarësisht kësaj akuze, Pentagoni ka thënë se për këto ushtrime është dhënë njoftim publik në atë kohë dhe se ushtrimet kanë qenë në përputhje me protokollet ndërkombëtare.

Akuzat e Moskës vijnë në kohën e tensioneve të larta me Uashingtonin për shkak të Ukrainës. Zyratër amerikanë janë shprehur të shqetësuar për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Kremlini ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

Në anën tjetër, Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Ukrainën për sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme, duke i përmendur furnizimin e Ukrainës me armatim amerikan, përdorimin e dronëve turq nga Ukraina kundër separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës dhe ushtrimet ushtarake të NATO-s afër kufijve të saj.

Ministri Shoigu tha se Moska ka vërejtur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit të bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, për të cilët tha se kanë kryer 30 fluturime afër Rusisë këtë muaj. Sipas zyrtarit të lartë rus, kjo shifër është për 2.5 herë më e madhe se numri i fluturimeve për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

“Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se gjatë ushtrimeve të ushtrisë së ShBA-së, “Global Thunder”, 10 bombardues strategjikë amerikanë e ushtruan lëshimin e armëve bërthamore kundër Rusisë nga drejtimet e perëndimit dhe lindjes”, citohet të ketë thënë Shoigu në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se njësitë ruse për mbrojtje ajrore i kanë vërejtur dhe i kanë përcjellë bombarduesit strategjikë amerikanë dhe se kanë marrë masa të pasaktësuara për shmangien e ndonjë incidenti.

Dy zyrtarët më të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara e Rusisë – komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Mark Milley, dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Federatës Ruse, Gjeneral Valery Gerasimov – zhvilluan një bisedë telefonike të martën, por asnjëra palë nuk e publikoi përmbajtjen e kësaj bisede./Gazeta Express

Më Shumë

Nga 90 deri në 1 mijë e 200 euro, sa janë pensionet në Kosovë e sa në shtetet e tjera

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi. REL ka publikuar një infografikë për...

Sandra Bullock: Vajza ime do të jetë presidente e ShBA-së!

Aktorja e njohur Sandra Bullock ka deklaruar se vajza e saj 9 vjeçare Laila do të bëhet presidente e SHBA-së. Gjatë një paraqitjeje në People...

Kandidati i PDK-së në Dragash që humbi pas numërimit të votave të diasporës do të ankohet në PZAP

Votat e diasporës të cilat kanë filluar të numërohen pasditen e së martës, kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia...

SBAShK-u pas miratimit në parim të Projektbuxhetit: Greva përshkallëzohet në dhjetor nëse vazhdon injorimi i kërkesave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar përshkallëzim të masave sindikale pas datës 4 dhjetor nëse Qeveria e Kosovës dhe...

Si ndodhi tentim-grabitja në Prizren? Flet dëshmitari që pa ngjarjen

Një ngjarje si në filma ndodhi të hënën në Prizren, pasi tre të dyshuar, të armatosur, gjatë tentimit për ta grabitur një argjendari në...

Plagosja e dy personave në argjendarinë në Prizren, thirret konferencë

Prokuroria Themelore në Prizren ka organizuar konferencë për media lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren. “Konferenca do të...

A do të martohet sërish Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez, e cila është në lidhje me Ben Affleck që nga muaji prill, tha për “Today” të enjten se ajo ende beson në...

Kopertina e albumit të ‘Radiohead’, e inspiruar nga një fotografi e luftës në Kosovë

Rok-bendi anglez, “Radiohead”, ka mbi 5 vite që nuk ka publikuar asnjë album apo këngë të re, ndonëse ka pasur paraqitje në skenën e...

Mediumi boshnjak sjell detajet: Përfaqësuesit e ‘Republika Srpska’ kundërshtuan marrëveshjen e Dejtonit, në vend të tyre nënshkroi një ministër i Serbisë

Përfaqësuesit politikë të ‘Republika Srpska’, Nikola Koljeviq, dhe veçanërisht Momçilo Krajishnik, nuk ishin “të lumtur” gjatë bisedimeve të Dejtonit 26 vjet më parë dhe...

Arrestohet një burrë në Rahovec, sulmoi fizikisht nusen e djalit

Është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij në Rahovec. Gruaja ka marrë trajtim mjekësor në QKMF. “Është arrestuar i dyshuari...

Florian Marku frikësohet se gruaja do të lindë gjatë meçit

Florian Marku frikësohet se gruaja e tij do të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena...

Rina Balaj vë në pah format e saj trupore e veshur në bikini

Rina, vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të komentuara të showbizit shqiptar. Ajo arrin të marrë vëmendje gjithmonë me imazhet provokative të saj. Së fundi...

Mësimdhënësi nga Suhareka kërkon pagesën e shujtave ditore dhe pagat jubilare

Mësimdhënësi i Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Doberdelan të Komunës së Suharekës, Haxhi Gallapeni ka paditur Komunën e Suharekës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, duke...

Marku: Tani dua të boksoj në Shqipëri

Florian Marku ka arritur ta mbroj titullin në pesha të lehta. “Mbreti Shqiptar” ka fituar ndaj Jorick Luisetton pas vendimit të gjyqtarëve. Marku ka falënderuar pjesëmarrësit...

Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë lënë sektorin publik për atë privat

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i...

Ibrahimovic: E godita qëllimisht Azpilicueta-n

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic, ishte bërë protagonist në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, të zhvilluar mes Suedisë dhe Spanjës, duke goditur...

Lajmet e Fundit