10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren

Rami Berisha 2Gazetari Rami Berisha ka dorëzuar sot në Njësitin e Krimeve Ekonomike të Policisë, dosjen e dytë të fakteve të keqpërdorimeve në arsimin e Prizrenit.

Berisha tha se faktet e dorëzuara do të shqyrtohen dhe hetohen edhe nga Prokuroria.

“Sot kam dorëzuar pjesën e dytë të fakteve për arsimin në Prizren. Shpresoj se ky rast do të hetohet deri në fund nga Prokuroria”, tha Berisha.

Ai falënderon qytetarët për bashkëpunimin që kanë treguar për të ndriçuar keqpërdorimet e Drejtorisë së Arsimit në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Dyshohet për keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prizren, një person pëson lëndime

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit