20.8 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Berisha: Për gjashtë vjet shtet, kemi shënuar shumë ngecje

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka vlerësuar se për gjashtë vjet, shteti i Kosovës ka shënuar shumë ngecje.
“6 vjet si shtet kemi ngecje në përcaktimet tona, në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. Prandaj si forca politike duhet të angazhohemi që të bëjmë edhe më shumë, që qytetarëve të Kosovës t’i kthehet krenaria e të qenit qytetarë të respektuar në shtetin tonë për të cilin është bërë shumë sakrificë dhe është derdhur shumë gjak”.

“Përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi të cilat kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së na obligojnë të gjithëve, si subjekte politike, por edhe institucionale që në frymën e këtyre angazhimeve të punojmë edhe më shumë për një jetë më të mirë në shtetin tonë ndaj të cilit kemi obligim”.

“Bashkimi Demokratik me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, uron të gjithë qytetarët e Kosovës duke shpresuar që festat me simbolikë si kjo do të jenë motivuese për angazhimin tonë në shtet ndërtim”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni nënshkruan marrëveshje granti me Këshillin e Evropës për projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen për grantin e fituar me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann. Ky grant është dhënë...

Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fidan Husmanit

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fidan Husmanit, i lindur në Belgjikë. Policia...

Kërkimi

Lajmet e Fundit