10.9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Besa Kokëdhima fituese e “Këngës Magjike” (VIDEO)

besaFestivali “Kënga Magjike 2013”, të shtunën përmbylli mbrëmjen e tij finale , nën udhëheqjen e Ardit Gjebreas, Ermal Mamaqit, Ervin Bejlerit dhe dy vajzave të përzgjedhura rastësisht nga vetë Arditi, Marjela dhe Evisi.

Fituesi i çmimit të madh të festivalit, në bazë të votave të këngëtarëve pjesëmarrës, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e titulluar “Tatuazh në zemër”.

Në momentin kur mori çmimin, ajo u shpreh se ia kushton nënës së saj. “Këtë ia kushtoj nënës sime. Të dua shumë”, tha Besa.

Këngëtarja ka marrë komente pozitive që në momentin e parë që ka prezantuar këngën dhe është cilësuar edhe si favorite për ta fituar këtë çmim. Në këtë spektakël u shpërblyen edhe këngëtarët e tjerë pjesëmarrës në këtë festival si më poshtë:

Çmimi i dytë: Ledina Çelo

Çmimi i tretë: Endri dhe Stefi

ÇMIMET E TJERA:

Era Rusi & GBMC “Gjuju” Çmimi Bashkëpunimi më i mirë

Xhesika Polo “Dashuri që vret” Çmimi Vokali më i mirë

Ronela Hajati “Mos ma lsho” Cmimi i internetit.

Xhoi “Ndiej” Çmimi Magjia e parë

Classic boys “Poltrona jote bosh” Çmimi Grupi më i mirë

Adelina Thaqi “Po u mërzite” Çmimi Çesk Zadeja

Mariza Ikonomi “Destinacion” Çmimi Interpretuesja më e mirë

Dren Abazi “Mes Yjesh” Çmimi Stil

Jehona Sopi “Të shkuara” Çmimi Tv Klan

Jonida Maliqi “Ti” Çmimi Jon Music

Olta Boka “E fundit tango” Çmimi Performanca më e mirë

Nora Istrefi “I jemi je” Çmimi Diskografik

Gjergj Leka “Po të lë një letër” Çmimi Kantautori më i mirë

Rovena Dilo “Ne do të puthemi” Çmimi Rikthimi më i mirë

Rozana Radi “Bekim” Çmimi Amc

Bojken Lako “Harmoni në skaj” Çmimi Kënga më e mirë rock

Manjola Nallbani “Vetëm unë” Çmimi i Kritikës

Besa Kokëdhima “Tatuazh në zemër” Çmimi Best Dance

Ledina Çelo “Gaboja” Çmimi Balada më e mirë

Endri dhe Stefi “Jepe jepe” Çmimi Kënga Hit

Më Shumë

Duda Balje thotë se ka kushte për ta votuar qeverinë e re

Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në “Debat Plus”...

Do bënte një fëmijë me Gjestin? Vjen përgjigja e prerë nga Xheneta

Xheneta ka folur hapur në lidhje me situatën e saj emocionale me Gjestin. Ajo iu përgjigj disa pyetjeve nga publiku, që rrotulloheshin rreth saj dhe...

Lajmet e Fundit