Beson në fitore

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, shpreson se në balotazh do të fitojë garën. Ai fton të gjithë qytetarët që me 1 dhjetor të mbështesin dhe fuqizojnë fitoren.

“Përgëzoj dhe falënderoj elektoratin e fuqishëm të LDK në komunën e Dragashit, që na mbështeti fuqishëm në zgjedhjet e 3 nëntorit. Të jeni të bindur se do të ecim sigurt drejt fitores vetëm bashkarisht. Shkojmë në balotazh me synimin fitores, ejani me ne për ta fuqizuar fitoren, mbështetja për ne po rritet vazhdimisht”,tha Mehmeti.

Kandidati i LDK-së, Fatmir Mehmeti, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka mbetur në balotazh me kandidatin e PDK-së, Salim Jenuzi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit