Biblioteka e krijuar nga pastruesit e Ankarasë

E gjeni në kryeqytetin turk dhe është me gjasë, biblioteka më e veçantë në botë.  Mundet të tingëllojë paradoksale, por librat e kësaj “ngrehine kulture” janë mbledhur nga persona që, për të jetuar u duhet të pastrojnë koshat e mbeturinave.

Ata kishin idenë për të mbledhur të gjithë librat që gjetën në rrugë. Kjo, duke e ditur se librat nuk kanë kohë, ndaj filluan veprimin. Ata e çmuan vlerën e këtyre librave dhe në vend që t’i hiqnin qafe, vendosën t’i mbanin në bibliotekën e tyre, për të cilën nuk e kishin idenë se shumë shpejt, do të bëhen kaq të popullarizuar.

Si filloi?

Ata kanë mbledhur libra për muaj të tërë dhe dalë-ngadalë, numri i tyre në rafte u bë gjithnjë e më i madh. Ndërsa, sa dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë libra menjëherë.

Ideja fillestare ishte që biblioteka të mirëmbahej vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por, ndërsa popullariteti po rritej gradualisht, ajo u hap për publikun, në shtator të vitit të kaluar. Tanimë, aty gjenden mbo 6 000 libra.

Ndërkaq, ekziston edhe seksioni i librave për fëmijë dhe një tjetër, kushtuar kërkimit shkencor. Për më tepër, vizitorët dygjuhësh mund të gjejnë libra në anglisht dhe frëngjisht, gjithashtu./Konica.al

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit