12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Biblioteka Kombëtare, ekspozon koleksionin e rrallë për vëllezërit Frashëri

vellezert frasheriBiblioteka Kombëtare ka ekspozuar koleksionet e rralla të tre vëllezërve Frashëri, Naimi, Samiu dhe Abdyli. Prej datës 6 maj, 85 libra unikalë i prezantohen publikut. Ata janë shkruar në harkun kohor të 37 viteve, prej 1875-ës e deri më 1912-ën. Maks Gjinaj, shefi i sektorit të bibliografisë, në Bibliotekën Kombëtare tregon për “Gazeta Shqiptare” se libri më i vjetër i ekspozuar është “Besa”, dramë e shkruar në turqisht në vitin 1875 nga Sami Frashëri. Ajo konsiderohet si drama e parë nga autorët e Rilindjes, e ndonëse është shkruar në gjuhën turke, subjektin e ka shqiptar(për besën e dhënë babai vret të birin që nuk e kishte parë për dy dekada). Gjinaj sqaron se veprat e ekspozuara janë në osmanisht dhe shqip. Nga Abdyl Frashëri, në koleksionet e rralla ruhet Memorandumi i vitit 1879. “Nuk është origjinali, por është i daktilografuar dhe titulli i tij është me shkrim dore nga Mit’hat Frashëri. Në librat që ekspozojmë janë botimet e para ose ribotime të hershme të librave të tre rilindasve”,-sqaron Gjinaj.

Mes librave, është edhe ajo që konsiderohet si vepra më e rëndësishme e Samiut, “Kamus-al-alam”, e botuar më 1889, që është fjalor enciklopedik historiko-gjeografik, me 4.840 faqe. Ndonëse nuk është në gjuhën shqipe, ai flet edhe për Shqipërinë.

Librat janë të njohur për studiuesit, por jo për një publik të gjerë, që mbase i njeh nga titujt, por nuk i ka parë nga afër.

I pyetur se cila është gjendja e librave, Gjinaj na kujton se janë libra më shumë se 100-vjeçarë të përdorura nga mijëra duar, porse vetë Biblioteka Kombëtare ka një sektor restaurimi, në rastet kur ndërhyrja është e nevojshme. “Ne nuk mburremi me libra të papërdorur.

Këta kanë kaluar në mijëra duar, por ne i ruajmë në kushtet tona. Janë uniaklë dhe është plus i madh për ne që i kemi”, tha shefi i Bibliografisë në Bibliotekën Kombëtare.
Konferenca
Me rastin e 100-vjetorit e djegies së Frashërit të Përmetit nga grekët, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë është mbajtur një konferencë shkencore me temë “Vendi që zë Frashëri në historinë e Shqipërisë dhe projektet për rigjallërimin e tij si qendër e komunës së Dangëllisë”. Kanë marrë pjesë në këtë konferencë akademikë, profesorë, doktorë të shkencave, të cilët kanë sjellë në memorien e të pranishmëve të kaluarën e ndritur të këtij qyteti të vogël të dikurshëm malor.

Nga ky fshat kanë origjinën edhe tre vëllezërit, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri që njihen si simbol i Rilindjes sonë Kombëtare. Po atje, gjendet edhe një shtëpi muze e tyre, e vizitohet nga shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Çamërisë, Malit të Zi dhe diasporës.

Më Shumë

Vritet një person me armë zjarri në Has

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të qytetit Hasit. Sipas policisë së shtetit, Y. J., 41 vjeç,...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit