Biblioteka Ndërkomunale në Prizren ka shpallur konkurs letrar për poezi

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit edhe këtë vit ka shpallur konkursin letrar për poezi.

Përmes një njoftimi Biblioteka ndërkomunale e Prizrenit, fton të gjithë krijuesit nga të gjitha trojet shqiptare që të kunkurojnë me krijimet e tyre më te reja.

Nga ky vit përveç tri çmimeve tradicionale Biblioteka ndër komunale e Prizrenit do ta ndajë edhe çmimin Abdullah Thaçi.

Punimet mund të të dërgohen nw bibliotekë në kopje fizike me zarf të mbyllur dhe me shifër ose në adresë të Bibliotekës [email protected].

Konkursi do ti ketë këto çmime :
Çmimi Abdullah Thaçi
Vendi i parë
Vendi i dytë
Vendi i tretë

Po ashtu punimet më të mira të vlerësuara nga komisioni do të botohen në botimin e rregullt të bibliotekës . Konkursi mbetet i hapur deri me 08.11.2017.

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit