10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

“Biblioteka e një albanologu”, ekspozita kushtuar Gustav Weigand

Gustav Weigand“Biblioteka e një albanologu” është quajtur edhe ekspozita e cila do të çelet sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e që i kushtohet studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand.

Në 155-vjetorin e tij të lindjes dhe gjestit të tij sa shkencor aq edhe elegant të dhurimit më 1930 të 81 titujve të koleksionit personal albano-balkanologjik Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Biblioteka Kombëtare përmes këtij përkujtimi do të shpallë edhe vitin e 95-vjetorit të themelimit të saj si vit i dhurimeve për pasurimin e fondeve albano-balkanologjike.

Ndërkohë që ekspozita “Biblioteka e një albanologu” do të shoqërohet me një referim shkencor kushtuar kontributit gjuhësor të Weigand-it nga balkanologu Dhimitri Bello (Universiteti i Tiranës), e veçanërisht mbi veprën “Etnografi e Maqedonisë”, falë vlerave historike, etnografike e gjuhësore që ajo përfaqëson.

Gustav Weigand (1860-1930) kontribues i shquar në studimet ballkanologjike, hartues atlasesh gjuhësore, hulumtues i marrëdhënieve mes gjuhëve e kulturave të popujve ballkanikë, vështruar në kontekstet e tyre historike e etno-folklorike, zuri një vend të rëndësishëm edhe në debatet shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe, veçanërisht përmes 12 argumenteve të tij mbi prejardhjen e saj prej trakishtes

Për gjuhën shqipe G. Weigand njihet edhe për gramatikën e gjuhës shqipe, 1913 dhe fjalorin shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip, 1914. /KultPlus.com/

Më Shumë

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit