1.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani gjatë muajve të ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane duke cituar burime.

Trupat do të tërhiqen për herë të parë që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur edhe SHBA-të u përfshinë për herë të parë pas sulmeve terroriste.

Vendimi, të cilin Biden pritet të njoftojë të mërkurën, do të mbajë mijëra forca amerikane në vend përtej afatit të daljes në 1 maj që administrata Trump negocioi vitin e kaluar me talebanët, sipas një personi të njohur me këtë çështje, i cili si të tjerët foli në kushte anonimati.

Ndërsa talibanët janë zotuar që t’i ribëjnë sulmet ndaj personelit të SHBA dhe NATO-s nëse trupat e huaj nuk tërhiqen brenda afatit, nuk është e qartë nëse militantët do t’i ndjekin me ato kërcënime duke pasur parasysh planin e Biden për një tërheqje në faza duke nisur nga tani e deri në shtator.

Raportohet se presidenti amerikan ka qenë duke e peshuar këtë vendim për disa muaj me këshilltarët e tij dhe sinjalizoi se nuk besonte që trupat amerikane duhet të qëndronin në vend shumë më vonë se afati i paracaktuar.

Zyrtarët pritet të japin shpjegime të tjera rreth këtij vendimi gjatë ditës së sotme.

Më Shumë

Çeku inspekton punimet në stadiumin e ri të Suharekës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Suharekën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri...

Selman Sokoli, kandidati i Vetëvendosjes që duhet të votohet për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit

Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109. Ai vjen nga...

Lajmet e Fundit