10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Biden: Është koha ta shërojmë Amerikën

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka thënë se është “koha të shërohet” Amerika e ndarë thellësisht, në fjalimin e tij të parë pas fitores së shënuar në zgjedhjet presidenciale, ndonëse Donald Trump ka refuzuar ta pranojë humbjen dhe ka thënë se do të vazhdojë me beteja ligjore, raporton agjencia Reuters.

Me fitoren e arritur në Pennsylvania ai siguroi 270 votat elektorale që i duhen për të siguruar fitoren, ndërsa rezultati erdhi pas katër ditëve numërimi e pritje dhe pati festë në rrugët e qyteteve më të mëdha në SHBA.

“Qytetarët kanë folur. Na kanë ofruar ne një fitore të pastër, fitore bindëse”, ka thënë Biden në fjalimin e tij nga qyteti tij Wilmington, Delaware.

Demokrati ka thënë se si president do të tentojë të unifikojë vendin dhe se do të përqendrojë forcat në luftimin e pandemisë COVID-19, në rimëkëmbjen ekonomike, po ashtu që t’u ofrojë familjeve amerikane një sistem shëndetësor të sigurt dhe të ç’rrënojsë racizmin sistematik në vend.

Pa përmendur rivalin Republikan, Trump, Biden, i ka folur në mënyrë direkte mbi 70 milionë amerikanëve që kanë votuar për Trumpin, disa prej të cilëve kanë dal në rrugë mbrëmë për të protestuar ndaj rezultateve.

“Për të gjithë ju që keni votuar për presidentin Trump, e kuptoj zhgënjimin e juaj sonte. Unë kam humbur disa herë edhe vet. Por tash, t’i japim mundësinë të tjetrit. Është koha të lëmë anash retorikat e ashpra, të ulim temperaturat, të shihemi sërish me njëri-tjetrin, të dëgjojmë sërish njëri-tjetrin. Është koha për shërim në Amerikë”, ka thënë Biden.

Ai po ashtu ka falënderuar votuesit afro-amerikanë, duke thënë se edhe në momentet më të rënda të fushatës së tij, komuniteti afro-amerikan i ka qëndruar pranë.

“Ata gjithmonë do të kenë mbështetjen time, dhe unë do ta kem mbështetjen e tyre”, ka thënë Biden në fjalimin që e mbajti në një parking në Wilmington, e ku adhuruesit e tij e dëgjuan nga veturat e tyre.

Senatorja amerikane Kamala Harris, do të jetë gruaja e parë që do të shërbejë si zëvendëspresidente në SHBA.

“Është dëshmi për karakterin e Joet që pati guximin të thyejë një nga barrierat më të mëdha që ekzistojnë në këtë vend, dhe të zgjedhë një grua për zëvendëspresidente”, ka thënë Harris.

Urime ka pasur nga mbarë bota, përfshirë nga kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kancelarja gjermane Angela Merkel e kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e bërë të vështirë për Trumpin që të shtyjë me pretendimet e tij të vazhdueshme, pa fakte, se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara.

Trump, që ishte duke luajtur golf kur rrjetet e mëdha televizive e projektuan fitoren e Bidenit, menjëherë e akuzoi Bidenin se “po nxiton që rrejshëm të deklarohet fitues”.

“Zgjedhjet nuk kanë mbaruar”, është thënë në komunikatën e tij.

Trump ka ngritur padi në disa shtete për të kontestuar rezultatet, por zyrtarët zgjedhorë nëpër shtete kanë thënë se nuk ka dëshmi për ndonjë mashtrim të madh dhe ekspertët ligjorë thonë se tentimet e Trumpit me gjasë do të dështojnë.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit