8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Biden kërkon që të gjykohet Putini për vrasjet në Bucha të Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Joe Biden, e ka etiketuar sërish presidentin rus Vladimir Putinin, si kriminel lufte, si dhe ka bërë thirrje që ai të përballet me gjyqin për vrasjet në Bucha.

Biden ka kërkuar që të vendosen sa më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë që është duke krye në Ukrainë, edhe pse ato Moska është duke i mohuar.

Presidenti amerikan më herët kishte shkaktuar pakënaqësi në Moskë kur e akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte, muajin e kaluar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

BBC ditë me parë kishte raportuar se në Bucha të Ukrainës, ishin gjetur trupa të vrarë të njerëzve nëpër rrugët e qytetit.

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Lajmet e Fundit