Presidenti amerikan Joe Biden, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë vozitjes testuesve të një veture elektrike gjatë vizitës në fabrikën e Fordit në Dirborn, Michigan, gazetarja e pyeti nëse mund t’i parashtroj një pyetje për Izraelin, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Independent, Biden i është përgjigjur me humor duke i thënë: “Nuk mundeni. Vetëm nëse dilni para veturës kur edhe i jap gaz. Po bëjë shaka”.

Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës kanë filluar nga 10 maji, kurse Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndërprerje të dhunës. /Telegrafi/