10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Biden paralajmëron Putinin: Mos guxo të përdorësh armë bërthamore

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë bërthamore kimike ose taktike në luftën në Ukrainë.

 

Duke folur gjatë një interviste për CBS News , Biden tha se një veprim i tillë do të “ndryshonte fytyrën e luftës ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat bërthamore të vendit në gatishmëri “speciale” pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Ai u tha shefave të mbrojtjes se kjo ishte për shkak të “deklaratave agresive” nga perëndimi .

Armët bërthamore ekzistojnë për gati 80 vjet dhe shumë vende i shohin ato si një garanci për sigurinë e tyre kombëtare.

Rusia vlerësohet të ketë rreth 5,977 koka bërthamore, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë. Megjithatë, nuk ka gjasa që ajo të synojë të përdorë armë të tilla.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike” të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse. Në një intervistë me korrespondentin e CBS-së, Scott Pelley, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Biden u pyet se çfarë do t’i thoshte presidentit Putin nëse do të konsideronte përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.

“Mos, mos, mos! në varësi të masës së asaj që bëjnë, do të jetë edhe reagimi ynë i menjëhershëm”, ishte përgjigja e Presidentit Biden.

Lufta në Ukrainë nuk ka shkuar aq mirë sa kishte shpresuar Kremlini. Ditët e fundit, Ukraina thotë se ka rimarrë më shumë se 8,000 km katrorë territor në rajonin verilindor të Kharkiv.

Pavarësisht pengesës së dukshme, presidenti Putin ka këmbëngulur se kundërofensiva e suksesshme e Ukrainës nuk do të ndalojë planet e Rusisë për të vazhduar operacionet e saj në lindje të vendit.

Më Shumë

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Lajmet e Fundit