Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me Kamala Harris në krahun e demokratëve.

Harris, që garoi vetë kundër Biden në zgjedhjet e brendshme të demokratëve, do të jetë zëvendëspresidente në rast se Biden fiton zgjedhjet.

“Kam vendosur që Kamala Harris është personi më i mirë që të më ndihmojë në garën kundër Donald Trump dhe Mike Pence dhe më pas që të drejtojë këtë shtet prej janarit 2021”

Harris, 55 vjecare, është vetëm gruaja e tretë që kandidon për zëvendës presidente prej një partie të madhe, shkruan BBC përcjell Klan Kosova.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit