6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Bideni anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

Presidenti Joe Biden anuloi fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, përfshirë ato të miratuara tashmë nga administrata Trump për ndërtimin e veprës dhe ende të papërdorura.

Objektivi i konfirmuar nga administrata e Biden është të luftojë shkaqet e emigracionit në rrënjët e tij dhe jo ta dekurajojë atë përmes masave shtypëse.Kësisoj, presidenti amerikan ka kërkuar 1,2 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.

Në përgjithësi, lëvizja e propozuar parashikon një shpenzim prej mbi 1 500 miliardë dollarësh.

Një pjesë e mirë e tyre, 770 miliardë dollarë, kërkohen për shpenzime që nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen, të tilla si shëndetësia, arsimi, lufta kundër ndryshimeve klimatike, lufta kundër varfërisë.

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit