8.3 C
Prizren
E shtunë, 12 Prill, 2025

Bie drastikisht vlera e aksioneve të Trustit, 147 milionë më pak prej 1 janarit

Aksionet e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës kanë shënuar rënie të madhe në dy muajt e fundit, duke shkaktuar rënie të madhe të çmimit për njësi.

Veriu.info ka analizuar se si ka investimet e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës në tregjet globale financare, ku ka parë se vlera e investimeve 31 dhjetor 2024 ishte 3 miliardë e 181 milionë, përderisa vlera e tyre më 04 prill 2025 ka rënë në 3 miliardë 34 milionë.

Pra, parat e qytetarëve të Kosovës që menaxhohen nga Fondit të Trustit Pensional, duke i investuar në tregje globale financiare kanë humbur vlerën e tyre për 147 milionë euro që nga nata e vitit të ri 2025 e deri më 4 prill, kur janë freskuar të dhënat në faqen e këtij fondi për herë të fundit.

Nëse bëjnë krahasim të këtyre investimeve në kuptim të vlerës për njësi, atëherë shifrat flasim për rënie të një njësie nga  1.823346 euro sa ishte me 1 janar në 1.690451 sa është me 4 prill.

Por nëse krahasojnë të dhënat e datës 19 shkurt 2025 me ato të datës 4 prill 2025, del se rënia është edhe më e madhe në dy muajt e fundit, se sa ajo që krahasohet me 1 janar.

Kjo pasi që vlera e njësive të Fondit të Trustit Pensional të Kosovës nga 1 janari ishte rritur deri më 19 shkurt, duke shkuar 1.882085 euro për njësi.Kjo rënie ka goditur edhe qytetarët që kontribuojnë në baza mujore nga pagat e tyre për Fondin e Trustit Pensional, sepse nëse një qytetar ka pasur vlerë totale në trust më 1 janar 18 mijë 233 euro, vlera e tyre më 4 prill ka rënë në 16 mijë 904 euro.

Më Shumë

Bashkimi mbyll stinorin e rregullt si kampion – synimi tani: Titulli në play-off

Bashkimi i Prizrenit ka përfunduar stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll në vendin e parë, duke u shpallur kampion i kësaj...

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy janë ndaluar për 48 orë

Nga 12 persona të nacionalitetit serb, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë rajonale të Prizrenit, vetëm dy prej tyre janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit