Bie shkalla e realizimit të investimeve kapitale në Prizren

Realizimi i buxhetit komunal të Prizrenit për periudhën nëntëmujore dhe gjashtëmujore të këtij viti ka ngjallur pakënaqësi tek anëtarët e Kuvendit të Komunës. Këshilltarët e KK-së kanë theksuar se trendi i shpenzimit të mjeteve veçanërisht te investimet kapitale nuk është i kënaqshëm në periudhat raportuese.

Madje edhe kuvendarët nga radhët e partive të koalicionit qeverisës i kanë bërë thirrje kryetarit Mytaher Haskuka që të kërkojë përgjegjësi nga drejtorët për realizimin e buxhetit të vitit 2019 në përputhje me vendimmarrjen e Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e fundit të KK-së së Prizrenit, Zenel Ahmetaj, nga Drejtoria e Financave, ka paraqitur raportet financiare për periudhën janar-qershor dhe për periudhën janar-shtator 2019.

Sipas raportit të DF-së, në gjashtëmujorin e parë të ardhurat e alokuara kanë qenë 32.5 milionë euro nga 50.51 milionë euro të parashikuara, me ç’rast janë shpenzuar 18 milionë euro ose 36 për qind e shumës së planifikuar.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit