Bilanci i së premtes: 20 arrestime dhe 36 aksidente

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 36 aksidente dhe 20 persona janë arrestuar.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një aksident ka përfunduar me fatalitet, ku viktima femër ka ndërruar jetë.

Ndërsa 16 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 19 të tjera pa të lënduar.

Gjatë të premtes janë shqiptuar 1190 gjoba trafiku. Poashtu janë arrestuar 20 persona, në mbajtje janë dërguar 12, ndërsa 2 në vuajtje të dënimit.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit