Mytaher Haskukajn dhe Shaqir Totajn basketbolli i bën bashkë

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, të dy kishin garuar për kryetar të Prizrenit – njëri për Partinë Demokratike të Kosovës ndërkaq tjetri për Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga disa kandidatë sa ishin, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga PDK kishin arritur që të shkojnë në balotazh, ku më pas kishte fituar Haskuka.

Mirëpo, fitorja e titullit të kampionit në basketboll nga klubi prizrenas Bashkimi, ditë më parë, i ka bërë bashkë ata dy së paku në fotografinë që e kanë realizuar në mesin e basketbollsitëve kampionë.

Përderisa Haskuka pozoi në cilësinë e kryetarit të komunës, Totaj ishte prezent pasi që është kryetar i Bashkimit.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit