-1.8 C
Prizren
E diel, 5 Janar, 2025

Bill Clinton në Tiranë, kush do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare?

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, do të vizitojë sot (e hënë) Shqipërinë.

Ish-presidenti amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare pasditen e sotme.

Gazetarja Esiona Konomi ka treguar se kush do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan “abcnews.al”.

“Iu ka ardhur festë të gjithë grupeve parlamentare zyrtare për të marrë pjesë në ceremoni, përjashtuar ata deputetë që janë të pavarur si Sali Berisha. Ka marrë ftesë edhe grupi parlamentar i PD-së zyrtare që drejtohet nga Gazment Bardhi. Ky i fundit është shprehur se nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Gjithsesi deputetë të tjerë nga opozita kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohe mbetet e paqartë nëse Lulzim Basha do të jetë apo jo. Në ceremoninë publike do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë, shtetarë, diplomatë, por edhe politikanë dhe figura të jetës publike dhe fetare”, ka raportuar gazetarja Konomi.

Ish-presidenti Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë sot pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në orën 19:05, Rama do të mbajë fjalën dhe më pas do të ftojë Clintonin të marrë çmimin e akorduar.

Më Shumë

Transformimi i Kinemasë së Parë të Prizrenit

Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku ka ndarë në proflin e tij në Facebook një imazh që pasqyron ndryshimin e dukshëm të ndërtesës së kinemasë...

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit në burime

Kompania e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar për rritjen e nivelit të ujit në burimet kryesore. "Pas inspektimit të zakonshëm të nivelit të...

Lajmet e Fundit