6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Binjakëzohen Prizreni dhe Berati

Prizreni dhe Berati i Shqipërisë, do të binjakëzohen.

Marrëveshja është arritura mes kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryebashkiakut të Beratit, , Petrit Sinaj.

“Me ftesën tonë, për inicimin e binjakëzimit të komunës sonë me qytetin e Beratit, sot e kemi në vizitë delegacionin e nga ky qytet i lashtë”, tha Haskuka.

Sipas tij, Prizreni dhe Berati kanë shumëçka të përbashkët.

“ Të dyja qytetet shqiptare kanë histori mbi 2000 vjeçare, reliefin me kala në krye, lumenjtë, malet dhe shtëpi të bukura me shumë dritare.

“Me kryebashkiakun Petrit Sinaj dhe delegacionin nga Berati, sot hapëm rrugën e vëllazërisë, ndërsa u dakorduam për bashkëpunim kulturor, ekonomik si dhe për bashkëpunim në arsim”.

“Mundësia për këmbimin e turneve të turistëve që vizitojnë këtë pjesë të botës, do të jetë në dobi të dy qyteteve, ndërsa Berati mund të na ndihmojë Prizrenin në procesin e aplikimit në UNESCO”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit