19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Bislimi: Mund t’i bashkohem Limajt dhe Krasniqit

XhevatBislimi-pdk“Duke parë e duke bërë”, kështu është përgjigjur veprimtari i PDK-së nga Vitia, Xhevat Bislimi, i cili tani sa kohë është i pakënaqur me PDK-në, i pyetur nëse do t’i bashkohet partisë së re e cila është paralajmëruar se do të themelohet së shpejti nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Bashkëpunëtorë të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, tashmë po hulumtojnë “të pakënaqurit” në radhët e PDK-së nëpër komunat e Kosovës, që do të mund tu bashkoheshin në subjektin e ri politik nëse do ta formojnë një ditë.

Në grupin që po bën hulumtimin e anëtarësisë për partinë e re nëpër komuna, sipas burimeve të publiku.net, është edhe aktivisti i PDK-së Xhevat Bislimi. Por, Bislimi i pyetur për këtë, ka mohuar se është pjesë e atij grupi, ndërsa ka shtuar se: “nuk ka nevojë të mblidhet anëtarësi për partinë e z. Limaj pasi ka boll të tillë, sepse numri i të pakënaqurve brenda PDK-së është mjaft i madh.”

“Nuk është e vërtetë që jam angazhuar me grupin që përmendni ju dhe në momentin që do të angazhohem, ajo do të bëhet publike, por pres që PDK të ulet dhe të mbledhë veten, për të shoshitur përgjegjësinë e secilit”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se: “PDK ka nevojë për një riorganizim, ose një Kongres të jashtëzakonshëm. Po presim nga kryetari i PDK-së, se a do të ndërmerr masa, apo dëshiron të vazhdojë në këtë anarki dhe kaos që është krijuar”.

Bislimi, veçanërisht ka shprehu pakënaqësinë e tij me “prurjet e reja” në PDK.

“Do të shohim, në qoftë se nuk bëhet një organizim i mirëfilltë, nuk kthehen të gjitha ato forca të shëndosha të PDK-së, nëpër degë, të gjithë ata që pa dëshirën e tyre janë detyruar të largohen. Pra, nëse nuk tërhiqen këto ‘prurjet e reja’ që e kanë bërë lëmsh partinë, atëherë do të shohim”. Bislimi nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai pas viti të ri, t’i bashkohet zotit Limaj dhe subjekti të tij “Iniciativa Qytetare për Kosovën”.

“Do ta shohim pas vitit të ri bashkërisht edhe me degën e PDK-së në Viti dhe qendrës në Prishtinë dhe me të gjithë ata që nuk mund të vazhdojnë me këtë politikë aktuale të PDK-së”, ka thënë veprimtari Xhevat Bislimi

Kryesia e Degës së PDK-së në Viti në koordinim me organet qendrore të partisë, kishte propozuar fillmisht ish deputetin e Kuvendit të Kosovë Xhevat Bislimi për kandidat për Komunën e Vitisë për zgjedhjet e fundit komunale, po më pas emri tij ishte fshirë. Që nga ajo ditë, Bislimi është i zemëruar shumë, sidomos me kreun e PDK-së dhe nuk lë rast pa kritikuar atë.

Më Shumë

Grevist Bytyqi shkruan historinë, bëhet kosovari i parë që garon në Lojërat Paralimpike

Paraatleti Grevisti Bytyqi garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”, duke shkruar kështu kapitullin e parë dhe më të rëndësishëm të historisë së Kosovës në...

Sonte Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore

Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve. Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin...

Lajmet e Fundit