9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Bixhoz në rajonin e Prizrenit 

Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zbatuar dy urdhëresa të gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione: në Prizren, Mamushë dhe Suharekë lidhur me dyshimet për veprën penale të lartcekur.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale të lartcekur si në vijim: nëntë (9) shtëpiza të kompjuterit, dy telefona mobilë, dy mijë e treqind e gjashtë dhjetë e pesë (2365) €, gjashtëdhjetë (60) fr. zvicerane, një pistoletë me një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 9×19 mm”.

“ Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

 

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Lajmet e Fundit