NISMA hap fushatën në Prizren/ Zafir Berisha me nderim para shtatores së dëshmorit

Ekipi i NISMA-s Socialdemokrate – DEGA në Prizren, sot edhe zyrtarisht e bëri hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e heroit të kombit, Remzi Ademaj.

“Po futemi në këtë fushatë zgjedhore me një frymë të socialdemokracisë të shtrirë kudo në çdo shtëpi të çdo lagjeje dhe fshati të Prizrenit.

 

NISMA Socialdemokrate nga sot edhe zyrtarisht do të fillojë çdo ditë e më tepër në çdo tubim me qytetarë ta tregojë vendosmërinë për fitore, ne asnjëherë nuk kemi ndërmarrë nisma joserioze, ndaj fryma socialdemokrate dhe fitorja e madhe e nismës po fillon nga Prizreni”, tha kryetari i degës, njëherit kandidat për deputet, Zafir Berisha.

Mes tjerash, kryetari i degës apeloi tek të gjithë kolegët e subjekteve politike që këto zgjedhje të jenë model se si bëhet fushata, si bëhet demokracia, dhe në të njëjtën kohë të reflektojmë edhe karshi miqve ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës dhe vet Kosova si shtet është në gjendje të zhvillojë fushatë elektorale dhe zgjedhje demokratike.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/?t=0

 

 

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit