8.7 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Blendi Fevziu rekordi i Panairit me “Ahmet Zogu”, shiten 10 mijë kopje

Ahmet Zogu-liberNë orën 18:00, pranë stendës së UET-Press kishte nisur të përvijohej dje, ashtu si dy ditët e para të Panairit, radha e gjatë në pritje të ardhjes së gazetarit Blendi Fevziu për autografin mbi librin e fundit të tij “Ahmet Zogu-Presidenti që u bë Mbret”.

Por ndryshe nga dy netët e para, në tryezë nuk kishte asnjë kopje të librit, i mbaruar që në mesditë.

Por informacioni i botuesve se po vinin kopjet e reja nga shtypshkronja i mbajti të ngulur në radhë dhjetëra lexues të Fevziut dhe vetë autorin.

Që nga dalja në treg, prej disa ditësh libri ka kapur shifrën rekord të shitjeve prej 10 mijë kopjesh, një rekord që Fevziu nuk e ka për herë të parë, duke e kthyer këtë autor dhe biografitë e tij në një fenomen.

Me biografinë për Enver Hoxhën një vit më parë, ai arriti numrin 50 mijë të shitjeve, por me këtë ritëm duket se me librin mbi Mbretin Zog do të kalojë parashikimet, pasi siç thotë dhe vetë autori, është një personazh akoma më interesant se Hoxha. Fevziu ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e Familjes Mbretërore, pasi nipi i Mbretit Zog, Princi Leka së bashku me të fejuarën erdhën të blinin librin e të merrnin dhe autografin e autorit

Më Shumë

Ky është ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni që u arrestua në Serbi

(Plotësuar) Avni Qenaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga nënkryetari...

Ndalohen rreth 300 kilogramë eksploziv në Vërmicë (VIDEO)

Dogana e Kosovës ka ndaluar sot rreth 300 kilogramë eksploziv sot në pikëkalimin kufitar në Vermicë. Pala kishte pohuar se nuk ka mallra për të...

Lajmet e Fundit