2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Blloku dhe VV shumë afër marrëveshjes

blloku opozitarKoalicioni LDK-AAK-Nisma (LAN) janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të hyrë në bashkëqeverisje. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic të afërta me Vetëvendosjen.

Sipas këtij burimi, Blloku LAN dhe Vetëvendosje janë përafruar shumë, dhe mund të ndodhë që shumë shpejt edhe zyrtarisht të dalin me marrëveshje konkrete.

“Marrëveshja mund të nënshkruhet gjatë javës. Natyrisht para seancës së 12 shtatorit”, ka thënë ky burim.

Edhe nga Koalicioni LDK- AAK- Nisma e kanë konfirmuar se janë shumë pranë marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Një zyrtar i lartë i LAN-it ka thënë se “që nga fillimi kemi qenë të hapur që ta kemi edhe Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje. Mirëpo, tani jemi shumë afër marrëveshjes dhe besoj shumë shpejt do ta konkretizojmë”.

Pro koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje u deklarua edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Ai në një deklaratë kishte thënë se Koalicioni LDK- AAK- Nisma duhet që me çdo kusht në bashkëqeverisje ta marrin edhe Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, në mënyrë që siç ka thënë ai qeverisja të ketë legjitimitet më të madh.

Edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK- AAK- Nisma Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke punuar në drejtim të futjes edhe të Lëvizjes Vetëvendosje në koalicion. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Haziz Hodaj dorëhiqet nga Kryesia e LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi largohet nga partia

Dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e vendimmarrjes në...

Lajmet e Fundit