10.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Blloku në pozitë të vështirë

Blloku VV

Kontradiktat e dala në pah ditëve të fundit brenda partive të Bllokut LDK-AAK-Nisma për analistët politikë janë rezultat i gabimit që Blloku e ka bërë qysh në fillim me ndarjen e posteve.

Analistët politikë konsiderojnë se Blloku LDK-AAK-Nisma është në pozitë të vështirë për shkak të dy gabimeve strategjike, siç është ndarja e posteve qysh në fillim të marrëveshjes dhe mospranimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Analisti Artan Muhaxhiri thotë se tani Bllokut i mbetet të bëjë ndryshime fundamentale në marrëveshje, e kjo sipas tij, vështirë të kalohet pa krizë të brendshme.

“Kjo nuk do të kalojë pa një krizë të brendshme dhe pritet të shihet se me çfarë intensiteti do të jetë kjo krizë”, tha Muhaxhiri.
E në këtë krizë, Muhaxhiri thotë se PDK-ja është ajo që përfiton.

“Në këtë krizë politike, aleati më i madh dhe më i mirë i PDK-së është vetë Blloku, sepse me gabimet që i ka bërë Blloku ia ka mundësuar PDK-së që prapë të shndërrohet në një faktor relevant, edhe pse Blloku e ka shumicën”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Ndërsa analisti Dren Doli thotë se nëse qëllimi i partive të Bllokut ka qenë mos vazhdimi i qeverisjes Thaçi, ndryshimi i pozitave qeverisëse brenda Bllokut nuk do të ishte problem.

“Nëse qëllimi i anëtarëve të Bllokut ishte menaxhimi me pozita shtetërore, dhe jo në vetvete ndalimi i qeverisjes Thaçi 3, atëherë mund të arrijë në përfundimin që Blloku dhe qëndrueshmëria e tij mund të vihet në pikëpyetje”, tha Doli për Radio Kosovën.

Doli thotë se ndarja e posteve për partitë e Bllokut do duhej të ishte çështje dytësore.

“Ndarja e pozicioneve brenda koalicionit do të mund të ishte një çështje dytësore, dhe do të mund të zgjidhjes me shumë lehtësi nëse qëllimi kryesor ishte vendosja e një modeli tjetër qeverisës”, tha Doli.
Analistët politikë presin që zgjidhja e ngërçit politikë të ndodhë së shpejti, duke pasur parasysh vendimin e partive të Bllokut për heqjen dorë nga pretendimi për postin e kryeparlamentarit. Ata nuk shohin ndonjë arsye politike për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit