26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Blloku vazhdon

Avni Arifi-aakZyrtarë të LDK’së, të enjten, kanë shprehur dëshirat e tyre që Kryeministër të jetë Isa Mustafa, ndërkohë që Marrëveshja e Bllokut, e nënshkruar më 10 qershor, këtë post ia ka rezervuar Ramush Haradinajt të AAK’së.

Arben Gashi dhe Lutfi Haziri kanë pranuar se Isa Kryeministër është vullnet i elektoratit të LDK’së, ndërsa Haki Rugova nuk e ka përjashtuar mundësinë e diskutimit të kësaj çështjeje, ndonëse ka mohuar se tash për tash ekziston një ide e tillë.
Debatin, megjithatë, e ka mbyllur Isa Mustafa, kur pas takimit të Bllokut, ka deklaruar se marrëveshja nuk ndryshon dhe se projekti i tyre i përbashkët do të ecë më tutje, i tillë siç është menduar në fillim.

Por, si e kanë parë këtë ide të hedhur në opinion partnerët e tjerë të Bllokut?
Avni Arifi, Këshilltar Politik i Ramush Haradinajt, në një prononcim për Politiko.net, thotë se marrëveshja e arritur pas zgjedhjeve do të vazhdojë dhe tri partitë nëshkrurese të saj do të përpiqen ta implementojnë atë.
“Çdo njeri është i lirë në Kosovë t’i shprehë bindjet dhe mendimet e veta”.

“Asnjë ide për ndryshimin e kësaj marrëveshjeje nuk e kemi parë te LDK. Ne e kemi një marrëveshje dhe jemi duke u munduar ta implementojmë atë”.
“Ne kemi një marrëveshje dhe e tëra është e bazuar në situatën e 10 qershorit. Përveç asaj marrëveshje, as nuk kam kompetencë, as nuk ka vullnet të flas”, ka thënë Avni Arifi, për Politiko.net.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje aktualisht janë në pritje të thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive dhe këmbëngulin që vendi mund të dalë lehtësisht nga ngërçi politik me debat në Kuvend, me procedimin e Pikës 127 dhe me zgjedhjen e Kryeparlamentarit nga ana e tyre.

Më Shumë

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka...

Enver Hoxha, biri i llastuar i një tregtari të mirë

Time, 22 dhjetor 1961 E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj...

Lajmet e Fundit