13 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Blomeyer: Gjermania dhe partnerët e saj s’do t’i tolerojnë manipulimet

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanGjermania dhe partnerët e saj nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj manipulimeve në zgjedhje dhe secili që tenton të manipulojë në zgjedhje duhet të llogarisë në atë se do të zihet, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Në intervistën për “Koha Ditore” Blomeyer ka potencuar se secili duhet të dijë që mashtrimi në zgjedhje nuk është veprim prej kavalieri.

“Tani duhet pritur që këto zgjedhje të mbahen. Pastaj duhet dëgjuar edhe vlerësimin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet. Mandej në bazë të kësaj do të orientohet edhe qëndrimi gjerman. Ndonëse një gjë mund ta them që tani: asnjë tolerancë ndaj manipulimit të zgjedhjeve nuk do të ketë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Duke folur për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët, ambasadori gjerman është shprehur se me luftë kundër simboleve nuk ndryshohet bota dhe se deputetët të cilët do të zgjidhen nëpërmjet këtyre fletëvotimeve do të betohen sipas ligjit kosovar para një flamuri kosovar, përcjell Koha.net.

Është për keqardhje që Kosova në indeksin e perceptimit të korrupsionit ka rrëshqitur rishtazi në vendin e turpshëm, 111, ka thënë Blomeyer.

Sipas tij, korrupsioni është i pranishëm në administratën shtetërore dhe atë komunale.

Më Shumë

Ngjarja tragjike në Prizren: Dyshohet se babai e vrau vajzën e tij me thikë

Një vajzë e moshës 15 vjeçare dyshohet se është vrarë nga babai i saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda një familje në Prizren. I dyshuari e...

Testi i maturës, analistët thonë se duhet të përshtatet me testin PISA

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa këtij testimi do t’i nënshtrohen rreth 20 mijë maturantë. Zyrtarë të ...

Lajmet e Fundit