3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Blushi: Kam marrë mesazhe kërcënuese

Deputeti socialist, Ben Blushi, denoncoi sot në Kuvend fyerjet që sipas tij kryebashkiaku i Kavajës i bën duke i dërguar mesazhe.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, Blushi tha se Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese.

“Kam marrë sms nga Elvis Roshi. Më ka dërguar disa mesazhe kërcënuese në telefon”, tha Blushi.

Duke u drejtuar nga kryeministri Rama, Blushi tha se Roshi ka mbrojtjen e tij.

“Roshin e mbron ti, ndaj ai guxon. Mbi çfarë kriteresh mbahen në punë personazhe të tilla? Pse ia nxin faqen këtij vendi? Pse i mbledh vendit kaq të paaftë?”, tha Blushi.

“Kush është ky? Elvis Roshi apo Ervin Roshi? Kur kam qenë i vogël, nëpër lagjet e Tiranës kam parë plot si ai”, tha Blushi.

Pas kësaj deklarate, nga salla reagoi deputetja Jozefina Topalli, e cila nguli këmbë që kryeministri Rama të jepte shpjegim lidhur me këtë. Topalli ka akuzuar kryeministri Rama se ka futur në administratë të inkriminuar, ndërsa deputeti Sali Berisha u ngrit për të dalë në foltore.

Kjo shkaktoi konfuzion në sallë dhe kryetari i Kuvendi njoftoi për një ndërprerje disaminutëshe.

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Fillon regjistrimi i dëmeve nga përmbytjet në Rahovec, afati deri më 14 janar

Komuna e Rahovecit ka njoftuar fillimin e procesit të regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit dhe përmbytjet. Sipas njoftimit, të...

Lajmet e Fundit