Bora në magjistralen Prizren-Gjakovë krijon kolona, MI-ja thotë se rrugët janë të pastruara

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës. Mirëpo kjo nuk duket në magjistralen Prizren-Gjakovë. KOHA ka siguruar pamje nga kjo magjistrale ku rruga duket e rënduar nga bora ndërsa veturat kanë krijuar kolonë.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

 

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit