Borimë shpirti

Skender Berisha
Borimë e zemëruar me mua
po depërton deri në thua
gjithë endet edhe shkundet
borimë aspak e vrugët
qeshi mali dhëmbëbardhi
qetësisht sipari i zbardhi
tregoi edhe përroi që gjëmoi
kur s’përtoi dhe rrënkoi
shpëtoi kur borima borëzoi
shpirtit të ngrohur heshtoi
pishëgjatat pak hepuar
borimë borimë kanë shijuar
tashti dridhen borëboruar
kokëulurat duke nusëruar
nëpër shtigjet e zbardhëlluar
shpirti i tretur e avulluar

/skender berisha/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit